Është arrestuar një i mitur në fshatin Smaq të Gjakovës, pasi ka kanosur me vdekje në rrjete sociale një tjetër të mitur.
“Fsh. Smaq 22.04.2022–21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që përmes rrjetit social e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar (i mitur). Deri te kanosja dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e një përleshje të mëhershme”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.