Një person është arrestuar nga Policia në Kamenicë.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër dhe disa persona të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një sëpatë e cila ndërlidhet me rastin
“Kamenicë 21.08.2022 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe disa persona tjerë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një sëpatë e cila ndërlidhet me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online