Është arrestuar një person me dyshime se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në fshatin Izbicë në Skenderaj në vitet 1998-99.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të martën, ndërsa është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online