Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur fëmijët në pornografi.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 19.04.2023 – 18:30. Është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i kryer veprën e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Front Online