Një person është arrestuar të premten në Pejë rreth orës 11:45, nën dyshimin se e ka vrarë nga pakujdesia në muajin shkurt në fshatin Leshovë të kësaj komune.
Viktima para katër muajsh u raportua se ka vdekur sa ishte duke punuar në një terren të vështirë në Leshovë.
“Është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes, në vrasje nga pakujdesia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Front Online