Policia ka prangosur një grua për sulm fizik ndaj një burri dhe një gruaje tjetër dje në Istog.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.
Pas intervistimit, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Istog, 06.10.2020-18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull kosovar dhe një femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.