Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ngacmoi seksualisht viktimën më 1 shtator të këtij viti.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.