×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një 57 vjeçar për tentim-vrasje në Ferizaj

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Mbrëmë, rreth orës 22:40, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Meha” në Ferizaj është një rast i tentim vrasjes.

    Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonalë të sektorit të vrasjeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

    “Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke i dyshuari F.G (M/K) i moshës 57 vjeçar kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”.

    “Hetuesit rajonalë i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore, kanë identifikuar të dyshuarin dhe që mbrëmë kishin nisur kërkimin e tij. Ndërsa sot, rreth orës 15:00 i dyshuari është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, ndërsa ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me katër fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të personit tjetër”, tha Policia e Kosovës.

    I dyshuari pasi është intervistuar nga hetuesit rajonalë, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Kronika02 Tetor 2023
    Policia në Viti kanë hasur në një kundërvajtës, që në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, ai ka...
    Kronika02 Tetor 2023
    Një burrë ka raportuar në polici se i ishte thyer xhami i veturës. Rasti ka ndodhur të dielen në Prishtinë. Ai ka...
    Kronika02 Tetor 2023
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Policia ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.