Është arrestuar një 21-vjeçar në fshatin Debelldeh të Vitisë, pasi në çantë i janë gjetur një pushkë e një revole.
“Policia derisa ka qenë në patrullim në fshatin Debelldeh ka ndalur të dyshuarin kosovar D.Xh. (2001) i cili në dorë mbante një pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm, prodhim turk. Gjatë kontrollit në çantën e tij zyrtarët policorë po kanë gjetur edhe një revole të kalibrit 9 mm dhe nëntë fishekë te kalibrit 9 mm”m thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, nga i dyshuari janë konfiskuar të dyja armët si dëshmi për gjykatën.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori”./Front Online