I dyshuari që ishte në kërkim për varjen me thikë të një personi në muajin shtator në Pejë, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Rastin për arrestimin e këtij të dyshuari e ka konfirmuar prokurorja e rastit Valbona Disha-Haxhosaj.
Sipas prokurores Disha-Haxhosaj, personi i arrestuar me inicialet A.B, dyshohet se ka vrarë me thikë Senad Gogun.
“Sot është arrestuar një person i dyshuar, me incialet A.B nga Peja, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ ndaj viktimës Senad Gogu. Vrasja ka ndodhur më 05.09.2020. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë. Pra, pas një punë operative që kemi bërë, kemi arritur ta identifikojmë dhe arrestojmë të dyshuarin”, ka thënë prokurorja.