Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin për ngacmim seksual.
Ai dyshohet se në vazhdimësi e kishte shqetësuar viktimën femër, duke i shkruar mesazhe nga adresa të ndryshme në rrjete sociale.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.