×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet Hushpuppi, ylli i Instagramit që tentoi vjedhjen e milionave të klubit anglez

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Një person, i cili numëron mbi 2.5 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, duke treguar stilin e jetesës si i pasur është akuzuar për mashtrim dhe vjedhje parash. Ramon Abbas, i njohur nga ndjekësit e tij në mediat sociale si “Ray Hushpuppi”, u arrestua në Dubai muajin e kaluar pas një hetimi disa mujor të bërë nga FBI. Ai është akuzuar për një mashtrim, i cili kishte si qëllim një klub të Premier League.

    Në një video të postuar nga policia e Dubai, oficerët që morën pjesë në atë që u quajt “Operation Fox Hunt 2”, shihen duke thyer dyert e shtëpisë së Hushpuppi ndërsa ai flinte. Gjithashtu janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, të dyshuar për një seri sulmesh kibernetike të koordinuara. Hetuesit thonë se ata ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e tij duke vëzhguar postimet në Instagram.

    Hushpuppi dyshohet se ka operuar me emaile biznesi ose skema BEC, duke hakuar email-et e korporatave dhe duke mashtruar stafin për të kryer transfertat e parave. Ai është akuzuar gjithashtu në komplotin e pastrimit të miliona dollarëve të vjedhura.

    Abbas dhe disa persona të tjerë akuzohen gjithashtu se kanë ndërhyrë në të dhëna kompjuterike, duke u përpjekur për të vjedhur 100 milion nga një klub anglez, sipas njoftimit të departamentit të policisë. Klubi i Premier League nuk ka bërë asnjë ankesë penale.

    Në një deklaratë, Prokurori amerikan Nick Hanna tha: “Skemat BEC janë një nga krimet kibernetike më të vështira që hasim, pasi ato zakonisht përfshijnë një grup të koordinuar të shpërndarë në të gjithë botën, të cilët kanë përvojë me hackimin e kompjuterave dhe shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar”. Nëse shpallet fajtor, Hushpuppi do të dënohet me 20 vite në një burg federal amerikan

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.