Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në fshatin Pejqiq, raporton Front Online.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Pejqiq, Prizren 04.09.2020-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Pejqiq. Ai gjatë intervistimit në prezencë të avokatit të tij ka deklaruar se ka shitur në hekurishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë./Front Online/