Një femër është arrestuar në Ferizaj.
E njëjta ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, fëmijët kishin shenja dhunë të dukshme dhe kanë raport mjekësor.
Njoftimi i plotë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE
Ferizaj 30.03.2023 – 05:18. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur. Fëmijët kishin shenja dhunë të dukshme dhe kanë raport mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje ndërsa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurtë. Rasti në procedurë hetimore.