Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme është arrestuar gjinekologu i cili dyshohet se në muajin shkurt të këtij viti ka kryer jashtëligjshëm abortin e një vajze 13-vjeçare që dyshohet se ishte dhunuar nga një person.
Përmes raportit 24-orësh, policia ka bërë të ditur se të mërkurën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (mjek-gjinekolog).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se në lidhje me këtë rast, janë arrestuar ditë më parë dy të dyshuar Sh.J., 21-vjeçar dhe SH.H., 38 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi”, pasi të dy dyshohet se kishin dërguar të miturën në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë.
Ndërsa shtatzënia e saj ishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë për çka dje është arrestuar gjinekologu.