Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjakovë, ka arrestuar një person, të dyshuar mashkull kosovar, për veprën “Vjedhje e Rëndë”.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së, ku është shtuar se i dyshuari është zënë në flagrancë duke e shitur biçikletën e vjedhur, pronë e viktimës mashkull kosovar.
Tutje, shtohet se, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË – Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 21.11.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se është zënë në flagrancë duke e shitur biçikletën e vjedhur pronë e viktimës mashkull kosovar. Biçikleta i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.