Të mërkurën është arrestuar një person i dyshuar për një plaçkitje që ka ndodhur dy muaj më parë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se prokuroria ka marr vendim që i njëjti të dërgohet në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 07.04.2023 – 17:00. Me 07.06.2023 policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer grabitje me datën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.