×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet dhe suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për “Kanosje”

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “Kanosje”.

    “Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Ai është ndaluar për 48 orë dhe është suspenduar.

    “Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”

     

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Kronika26 Qershor 2024
    Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë. Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me...
    Kronika26 Qershor 2024
    Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali të Prishtinës pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Sipas policisë, viktima ka...
    Kronika25 Qershor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jetë të hënën në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor...
    Të tjera
    Sport26 Qershor 2024
    Holanda ka pësuar një humbje befasuese nga Austria me rezultat 2-3, duke mbetur në pozitën e tretë të Grupit D. Tulipanët ishin...
    Sport26 Qershor 2024
    Talentët e Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj dhe Medon Berisha vendosen rekorde me fanellën kuqezi në Euro 2024. Kombëtarja e Shqipërisë mbylli...
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, është takuar me komandantin e KFOR-it  Ozkan Ulutash. Në takim është diskutuar për sigurinë, aktivitetet e KFOR-it...
    Lajme26 Qershor 2024
    Pas takimit me veprimtarët sindikal në Pejë e Gjakovë, ky aktivitet i mbështetur nga Qendra Amerikane e Solidaritetit, ka vazhduar në Prizren...
    Lajme26 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1822 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur opozitës me disa statistika të Trustit, sa i përket punësimit. Murati...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.