Policia ka arrestuar një çift në Malishevë pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e më pas edhe dy fëmijët e tyre.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.
“Malishevë 12.06.2023 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin ndërkohe edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”.