×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet 65-vjeçarja, e cila ishte prej dekadash në kërkim për terrorizëm

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Policia gjermane arrestoi në Berlin 65-vjeçaren Daniela Klette, një anëtare e gjeneratës së tretë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF), e njohur edhe si organizata Baander-Meinhof.

    Daniela Klette i ka shpëtuar arrestimit prej dekadash. Daniela Klette, së bashku me partnerët e saj Burkhard Gerweg dhe Essent-Föhler Staub akuzohet për tentativë vrasjeje dhe një seri grabitjesh të armatosura midis viteve 1999-2016.

    Daniela Klette konsiderohet e dyshuar së bashku me Burkhard Gerëeg dhe Essent-Föhler Staub, bazuar në analizat e ADN-së, për një seri grabitjesh të armatosura të supermarketeve dhe pastrim parash në North Rhine-Ëestphalia dhe Saksonia e Ulët.

    RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 njerëzve dhe plagosjen e të paktën 200. Staub, Klette dhe Garweg i përkisnin gjeneratës së tretë të RAF, e cila ishte aktive në vitet 1980 dhe 1990.

    Anëtarët e gjeneratës së tretë besohet se kanë vrarë kreun e Deutsche Bank Alfred Herrhausen dhe Treuhand, agjencia e ngarkuar me menaxhimin dhe privatizimin e aseteve shtetërore në Gjermaninë Lindore.

    Në vitin 1998, një deklaratë e nënshkruar nga RAF, dërguar Reuters, shpalli shpërbërjen e organizatës./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Pas sulmeve ruse gjatë natës në të gjithë Ukrainën, të cilat vranë dy persona dhe plagosën të paktën 10 të tjerë, presidenti...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Pas takimit është paralajmëruar konferenca për media.  ...
    Lajme20 Mars 2025
    Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci. Gazeta online merr vesh se hetuesit...
    Lajme20 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kandidatët për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë takuar me njëri-tjetrin. Me rezultatet përfundimtare në tryezë, ata duket se po e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.