Në veturën e një 46 vjeçari në Mitrovicë i janë gjetur 1 mijë e 200 fishekë të armës së gjuetisë, ku edhe i janë sekuestruar.
Për çka 46 vjeçari L.F është arrestuar nga policia.
46 vjeçarit, me urdhër të gjykatës i është bastisur dhe shtëpi e ku kanë gjetur një pistoletë Bareta, një karikator dhe 10 fishekë 6 mm.
“Me datën 12 nëntor 2020 rreth orës 17:20, Policia në Mitrovicë në një pikë kontrolli gjatë kontrollit të detajuar të një veture ka gjetur dhe ka sekuestruar 1200 fishekë të armës së gjuetisë. I dyshuari L. F. 46 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer edhe bastisja e shtëpisë së personit në fjalë, ku si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9 mm”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit L. F. 46 vjeçar i është shqiptuar masa në mbajtje 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për ‘import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’.