Policia e Kosovës e ka arrestuar një 29-vjeçar në Ferizaj pasi ishte në kërkim për veprat penale vjedhje dhe kanosje, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë ai kishte dy urdhëresa nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Komogllavë të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet S.S (M/K), 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të 2 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’ Vjedhje & Kanosje ’’ me dënim burgimi prej trembëdhjetë ( 13) muajve .
Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.