×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet 22-vjeçari shqiptar i cili po përndiqte 11-vjeçaren në Angli

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11 vjeçe, të cilën e kishte parë në një park. Sipas mediave britanike, Erson Sinaj, për katër ditë përndiqte minorenen, duke thënë se ishte dashuruar me të.

    Pavarësisht se policia dhe fqinjët i thanë të largohej, ai trokiti vazhdimisht në derën e banesës dhe qëndroi duke pritur jashtë dritares së dhomës së saj të gjumit, përgjatë gjithë natës.

    Nëna e vajzës fillimisht kishte menduar se ai po përpiqej të vidhte shtëpinë, por më pas kuptoi se kishte obsesion shqetësues me vajzën e saj.

    Pasi u arrestua, ai i tha policisë se kishte parë një vajzë në park që i pëlqente, se e donte dhe se nëse donte ta ndiqte, askush nuk mund ta pengonte ta bënte këtë. Ai më vonë pranoi se kishte shkaktuar alarm apo shqetësim serioz.

    Gjatë seancave të mëparshme në gjykatë në Croydon, trupa gjykuese u njoh me historinë e Sinajt, i cili kishte mbërritur së fundmi në Britaninë e Madhe, dhe nuk kishte ende një strehë, por flinte në një park.

    Pas disa seancave që dështuan për shkak se ai nuk kuptonte aspak anglisht, sot gjykata e ka dënuar të riun shqiptar me 8 muaj burg për përndjekje./FrontOnline/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.