Një person është arrestuar dje nga Policia në Skenderaj.
I njëjti dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Sipas Policisë, nga dyshuari është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, me nëntë (9) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Skenderaj, 01 shtator 2022
Në orët e pasdites së datës 01 shtator 2022, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje me ankuesin kishte ekspozuar armën e zjarrit.
Nga dyshuari është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, me nëntë (9) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Rr.V.,22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.