Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arrestuar A.S., 22 vjeçar, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore.
Ai ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej një viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.