Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë në Zubin Potok.
Të njëjtit dyshohet se kanë hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
“Fsh. Donje Varage, Zubin Potok 20.10.2022 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të cilët dyshohet se kanë hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online