Policia e rajonit të Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kanë ekspozuar armët në rrjete sociale.
Nga Policia është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë, dhe një mashkull shtetas i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot kishin pranuar një informatë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore se e dyshuara femër, shtetase e Republikës së Shqipërisë, derisa ka qenë në Kosovë kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale. Menjëherë është filluar me veprime operative dhe hetimore dhe është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar:
Pas intervistimit, i dyshuari i dytë ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar dy pistoleta, dy karikator dhe 6 copë fishekë.
Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Front Online