×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen në Kosovë, por gjashtë kosovarë pritet të ekstradohen në Gjermani

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Gjermania pritët të kërkojë ekstradimin e të paktën  6 personave të cilët mashtruan me “call center”.

    Xhami i derës së vjetër është ende i thyer para objektit.

    Kurse të resë, i është vënë dryni.

    Kjo pasi në këtë objekt para 10 ditësh Policia e Kosovës së bashku me atë të shtetit gjerman, morën aksion  për të mbyllur një “Call center”  që gjendej aty.

    Aksioni u zhvillua në gjithsej 17 lokacione ku nga ky aksion mbetën të arrestuar 18 persona të cilët i përkasin moshës 22 deri në 45 vjeç.

    Ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

    E nën arsyetimin se qytetarët e mashtruar  nga këta ‘’Call Center’’ janë shtetas gjermanë, Prokuroria e Përgjithshme  në Bamberg të Gjermanisë, për një përgjigjeje për T7 tha se kërkon ekstradimin e të paktën 6 personave.

    Ndërkohë Prokuroria Gjermane tregoj edhe se çka sekuestruan gjatë këtij aksioni.

    Ditë më parë Prokuroria Themelore në Kosova kanë bërë të ditur se janë sekuestruar edhe afro 1.7 milionë euro.

    Megjithatë kërkesa që pritët të dërgohet nga Prokuroria Gjermane si legjitime po konsiderohet nga juristët.

    Edhe pse thonë se Kosova dhe Gjermania nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

    E që ky ekstradim të ndodhë duhet që shteti gjerman t’i bëjë kërkesë zyrtare shtetit të Kosovës.

    Juristi Anton Nrecaj,  thotë  se këta persona nëse shpallën fajtor mund të dënohen deri në 10 vjet.

    Lidhur me këtë temë T7 ka kërkuar përgjigjeje edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës , megjithatë nuk ka marrë përgjigjeje.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.