Tashmë disa ditë po vazhdon të kryhen ritualet fetare të haxhitë në Meka të Arabisë Saudite.
Mbi 930 njerëz janë arrestuar pas përpjekjeve për të hyrë në vendet e shenjta gjatë Haxhit, raporton saudi gazette.
E gjithë kjo pasi kishin kundërshtuar rregullat e vendosur nga qeveria për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Pandemia nuk ka lejuar asnjë vizitor të huaj që të jetë i pranishëm në organizmin më të madh fetar që mbahet çdo vit në vendin e shenjtë.
Vetëm 1000 besimtarë që jetojnë në Arabinë Saudite u lejuan të kryejnë ritualet fetare në vendet e shenjta dhe disa prej tyre do të kufizohen me kusht respektimin e distancës fizike.
Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë çdo mysliman që ka mundësi dhe plotëson kushtet shëndetësore.