Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasditës së ditës së djeshme, ka arrestuar katër persona të dyshuar shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan.
Përmes, raportit 24 orësh është bërë e ditur se gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor.
Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.
Kurse, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet./FrontOnline/