
Policia në Gjilan ka arrestuar dy burra shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilëve gjatë kontrollit në veturë, u është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.
Në raport është bërë e ditur se bëhet fjalë për llojin kokainë dhe se u është konfiskuar sasia prej 56.4 gramëve, raporton Front Online.
Tutje Policia ka shtuar se u janë konfiskuar edhe katër telefona, 90 euro, 980 dinar, si dhe vetura e tipit ‘Audi’ me të cilën ishin duke lëvizur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Front Online/