×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur, sekuestrohet një armë zjarri

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Janë arsyetuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur.

    Kështu ka bërë të ditur para pak çastesh Policia e Kosovës.

    Tutje në komunikatën e policisë thuhet se ndaj të dyshuarve po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse.

    Më poshtë edhe komunikata e plotë.

    Prishtinë, 12 mars 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative me qëllim goditjen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohën e fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

    Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy personave që dyshohen me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës, janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në po të njëjtin lokacion.

    Pas identifikimt të personave, hetuesit policor mbrëmë kanë arritë të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar: – A.R mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të lënë ftesë për paraqitje të detyrueshme në polici për të dyshuarin e dytë.

    Personi i dytë i dyshuar:
    – B. Sh mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit si dhe i është sekuestruar një armë e tipi Zoraki .

    Ndaj personave të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të dy personave tjerë të dyshuar të cilët dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Kronika19 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Tresava të Leposaviqit pasi gjatë ditës së djeshme pati të veshur uniformë në...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...
    Kronika19 Maj 2024
    Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.