Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën grabitje.
Përmes një komunikate për media, rasti i grabitjes ka ndodhur më 26 korrik të këtij viti në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë.
Sipas PK-së, personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjirë ari.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në komunikatë.