×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Dogana e Kosovës njofton se pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme.

    Në kumtesën për media theksohet se pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për veprat: Shmangie nga detyrimet doganore dhe Heqja dhe dëmtimi i vulave zyrtare dhe dëmtimi i plumbave.

    “Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ata i kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta. Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”, njoftojnë nga dogana.

    Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se sot filluan rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës 20 kadetë të rinj,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njoftojnë se kryesia e këtij kuvendi në mbledhjen e fundit ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht me shi dhe me temperatura të ulëta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të shtunën do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës. Ndërkaq, në një...
    Vip20 Shtator 2024
    Kohës së fundit një dokument i lëshuar nga një shkollë në Prishtinë ka ngjallë reagime të shumta nga fytyrat e njohura publike,...
    Sport20 Shtator 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll....
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e rrugës Prizren - Prevallë. “Ju njoftojmë se do të mbyllet...
    Lajme20 Shtator 2024
    Bilall Dragusha, hetuesi i ATK-së i përmendur në afera ryshfeti, kishte pasur edhe telashe brenda vet institucionit ku punon. Vite më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.