Janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Atyre u janë sekuestruar 4 mijë euro, tri revole, një armë e gjatë, katër karrikatorë, 150 fishekë, një automjet, tre telefona mobilë dhe shënime që dyshohen se lidhen me veprën penale.
“FAJDE & DETYRIM, Fushë Kosovë 04.05.2023 – NN. Më 13.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura. Nga të dyshuarit janë sekuestruar: 4,000 €, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, njëqind e pesëdhjetë fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”