×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohen dy persona në Tiranë, hodhën molotov para Bashkisë

    FrontOnline
    20 Prill 2024

    Janë arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët dyshohen se përdorën lëndë piroteknike para objektit të Bashkisë.

    Kështu bën me dije Policia e Tiranës, njofton Klankosova.tv.

    Njoftimi i policisë:

    Policia njofton se janë administruar pamjet filmike të protestës dhe po vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

    Kujtojmë se protesta e organizuar të premten e 19 prillit, nga “Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë u shoqërua me tensione të shumta. Dhjetëra molotovë u hodhën në drejtim të bashkisë, ndërsa nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

    Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

    Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka pasur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

    Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

    Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

    Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

    Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

    Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P.

    Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Me publikimin e indeksit të “Reporterëve pa kufij”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar për faktin se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.