Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Përmes raportit 24 orësh është bërë e ditur se si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Dibra, Prishtinë 27.07.2022 – 22:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online