Dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, Florenti dhe Fatoni, janë arrestuar të dielën pas një përleshjeje që ka ndodhur në stadium. Përveç tyre është arrestuar edhe djali i vëllaut të Ukajt.
Lajmi është konfirmuar nga ish-deputeti Ukaj, i cili tha se djemtë e tij tashmë janë liruar, derisa theksoi se pala tjetër me të cilën janë rrahur në stadium nuk janë lënduar.
Ukaj poashtu tha se nuk i njohin personat me të cilët kishin pasur mosmarrëveshje në stadium.
“Djemtë i kanë lshu, ndeshje e futbollit kanë qenë, janë rreh shikuesit në mesin e tyre kanë qenë edhe djemtë e mi dhe djali i vëllaut. Prej stadionit i kanë marrë e kanë dhanë deklaratën dhe i kanë liru. As pala tjetër nuk është e lënduar, as ne nuk i njohim këta djemtë”- tha ish-deputeti, Xhavit Ukaj për Gazetën Insajderi.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth ores 18:10 në fshatin Serbicë e Ulët, në Prizren. Dhe se tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.
“Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftim.