Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjilan, nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se të dyshuarit janë arrestuar të hënën, rreth orës 14:00.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë marr me prostitucion. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Marrje me prostitucion”./Front Online