Policia e Prizrenit, ka arrestuar ditën e djeshme 4 persona. Ata ishin kapur në flagrancë derisa po zhvillonin lojëra të fatit ilegalisht.
Siç njofton policia nga të dyshuarit janë konfiskuar dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.