Besim Hajdari “Ciprra” është arrestuar sot në një restorant të Podujevës.
Në lidhje me këtë janë zbuluar disa detaje të reja.
“Ciprra” në momentin e arrestimit kishte qenë me një vajzë 17 vjeçare në dhomë.
Në momentin që Policia ka hyrë në restorant, ai kërcyer nga dritarja, por nuk ka mundur të ikë, pasi është kapur nga Policia.
17 vjeçarja që ishte në dhomë është duke dëshmuar stacion të Policisë. Indeksonline mëson se në dëshminë e saj, ajo ka treguar se “Ciprra” po e mbante atë me dhunë dhe se e kishte detyruar të abortonte.
I arrestuari është i kërkuar për plagosje. Ai ka rreth 60 vepra penale në Polici.