×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arresohen tre persona të dyshuar për disa vepra penale

    FrontOnline
    23 Qershor 2021
    Janë arrestuar tre persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, njëri për “Tentim rrëmbim” dhe rasti tjetër, ku janë arrestuar dy persona për veprat “privim i kundërligjshëm i lirisë, vetëgjyqësi si dhe armëmbajtje pa leje”.

    Këtë e ka konfirmuar Policia përmes një njoftimi për medie.

    Njoftimi i plotë:

     

    Njësiti për Hetime të Përgjithshme në Prishtinë, për dy raste të ndara ka arrestuar tre persona të dyshuar

    Arrestimi i parë është realizuar mbrëmë, lidhur me një rast që ka ndodhur më datën 22.06.2021 në fshatin Hajvali, i cili fillimisht është cilësuar si Tentim rrëmbimi.

    Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe dje kanë arritë të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:

    -S.R. mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për veprën Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijut.

    Rasti i dytë, për të cilin sot janë arretuar dy persona të dyshuar:

    -E.A. mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

    -A. R mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,ka ndodhur me datën, 05.02.2021 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

    Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:

    -një pistoletë

    -dy thika

    -një antiplumb etj.

    Personat e arrestuar dyshohen për veprat, privim i kundërligjshëm i lirisë, vetëgjyqësi si dhe armëmbajtje pa leje.

    Pas intervistimit personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit te prokurorit të shtetit.

     

     

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4229958563731314

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Në Klinë është arrestuar një person për dhunë në familje ndaj viktimës femër. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Të hënën në Zubin Potok një person ka raportuar se disa të panjohur e kanë hedhur një mjet shpërthyer në oborrin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, për FrontOnline thotë se po të ishte PDK-ja në pushtet, rruga...
    Të tjera
    Sport22 Tetor 2024
    Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili...
    Opinione22 Tetor 2024
    Shkruan: Shqiptar Oseku Veton Surroi paska shkruar se RKS duhet të bëjë më shumë që t’i përafrojë serbët. Ky është brezi i...
    Lajme22 Tetor 2024
    Shpejtim Bulliqi kryetar i Podujeves: Kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe pak muaj – Brenda këtij viti shtrohet me asfalt rruga...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Një aksion policor i forcave speciale solli ditën e djeshme arrestimin e ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mesditën...
    Lajme22 Tetor 2024
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca në Hagë nis nga ora 09:00 dhe është paraparë të zgjasë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Tash e disa vite ka filluar ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, por për gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, e tëra çfarë është mundur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.