×
  • Opinione
  • Opinione

    Arkiva, struci dhe vaksina antishqiptare

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Pasja e vaksinës së tretë si kusht për të hyrë në Kosovë është masë antishqiptare. A kam të drejtë të konstatoj kështu? Po. Sepse me këtë masë anti-covid u ndalohet një e drejtë elementare atyre (shumica shqiptarë) që duan të hyjnë në Kosovë për arsye nga më të ndryshme. Duhet të kesh mendësi kulturore dhe atdhetare krejt mospërfillëse për shqiptarët jashtë Kosovës që të vish me këtë masë nonshalante. Por ja që kjo ndodhi dhe vazhdon të jetë në fuqi. Keq.

    · Arkiva, sidomos sot, po bëhet mjeti më efikas demokratik në dorë të shoqërisë tonë, bile edhe secilit qytetarë. Me shpalosjen e arkivës demaskohet më së miri majtizmi populist i Qeverisë aktuale. Arkiva argumenton: qe çka keni thënë dje, qe çka po bëni sot. Votat e fituara me gënjeshtër dje, arkiva i bën penduese si premisë që nesër t’i jepen tjetërkujt.

    · Vonesat për të vepruar drejtë dhe me kohë në menaxhimin e situatës në energji është determitë e mungesës së profesionalizmit të kësaj Qeverie. Guximi kryeneç, me potencë hamshore në mendësinë qeveritare ka nxitur që këtë vonesë ta kompensoj me veprime të shpejta, ad hock. Për rrjedhojë, fundi del – dështim prej axhamillëku. Këtë do ta paguaj qytetari i Kosovës nga xhepi i tij. Shumë keq

    · U tha me pompozitet patriotik për 28 Nëntor se hapen kufijtë me Shqipërinë. Se kjo morri fund dhe s’do të ketë kontroll ndërkufitar. Tani, pak ditë më pare, qytetarët e Shqipërisë protestuan se ju ndalohet hyrja pa vaksinën e tretë. Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë kurrë nuk ka qenë më i ulët dhe më i pa perspektivë. Keq boll.

    · Dialogu me Serbinë do guxim dhe dije. Qeveria aktuale, sidomos në këtë segment, nuk e ka asnjërën. Qasja e saj tash sa kohë mbi dialogun është – shohim e bëjmë. Bile edhe më keq. Mendësia e Qeverisë sot mbi dialogun është si reagimi i përçudnum i strucit. Në ndërkohë kjo Qeveri vazhdon ta quaj krejt opozitën se është kriminale dhe tradhtare, edhe pse nesër pa opozitën nuk mund të kemi sukses kundër Serbisë në dialog.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Opinione01 Janar 2025
    Shkruan: Blerim Shala Viti 2025, i cili tashmë i ka hapur portat për të gjithë ne, do të jetë politikisht një vit...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtune kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Lajme04 Janar 2025
    Në Kosovë të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Me valën e fundit të aksidenteve ajrore, udhëtarët mund të ndihen më pak të sigurt. Por a po bëhet vërtet i pasigurt...
    Vip03 Janar 2025
    Drenushës i ka ardhur si surprizë nëna e saj, ndërsa përcolli emocione të papara deri më tani brenda shtëpisë më të famshme...
    Vip03 Janar 2025
    Drenusha ka folur për fazën e depresionit të cilën e ka përjetuar pas ndarjes nga ish bashkëshorti, Atilla. Krejt kjo sipas saj,...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.