×
  • Vip
  • Vip

    Arkeologët zbulojnë masakrën e epokës së hekurit, të ngrirë në kohë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Arkeologët zbuluan prova të një masakre në fshatin e epokës së hekurit, La Hoya, në Spanjën veriore.

    Arkeologët kanë zbuluar prova të një masakre të epokës së hekurit, të ngrirë në kohë për mijëra vjet deri në gërmim.

    Zbuluar në vitin 1935 dhe gërmuar për herë të parë në 1973, qyteti antik i La Hoya në Veriun e Spanjës në Vendin Bask u shkatërrua në një sulm të dhunshëm mes viteve 350 dhe 200 para Krishtit.
    Qyteti nuk u okupua kurrë, dhe ata që vdiqën në sulm mbetën aty ku kishin rënë derisa qyteti u gërmua.

    Duke shpresuar të mësojnë më shumë rreth sulmit, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe një ekip arkeologësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja studiuan 13 skelete tashmë të gjetura nga vendi, në analizën e parë të detajuar të mbetjeve njerëzore.
    Burra, gra dhe fëmijë ishin midis të vdekurve. “Një mashkull pësoi dëmtime të shumta ballore, duke sugjeruar se ai ishte përballur me sulmuesin e tij,” tha Teresa Fernández-Crespo, autori kryesor i hulumtimit, duke shtuar: “Ky individ u pre në  kokë, por kafka nuk u rikuperua, dhe mund të ishte marrë si një trofe “.
    Një burrë tjetër u godit me thikë nga prapa, ndërsa një burri dhe një gruaje iu janë prerë krahët.


    Hulumtuesit kan thënë që nuk egziston asnjë gjurmë që mundë të deklaroj për kthimin e njerzve për ti marrë kufomat dhe për ti mbledhur plaçkat e tyre.
    Analiza e disa skeleteve tregon se ata ishin lënë në ndërtesa të djegura, ndërsa disa kishin mbetur aty ku kishin rënë në rrugë.
    “Nga kjo mund të konkludojmë se qëllimi i sulmuesve ishte shkatërrimi total i La Hoya”, thanë studiuesit në një deklaratë, duke shtuar se sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga vendndodhja e La Hoya, e cila ishte vendosur strategjikisht midis Kantabrit rajoni në bregdetin Atlantik të Spanjës, Mesdheut dhe pllajës së brendshme të Spanjës.

    Ekspertët besojnë se vendbanimi ishte një qendër e aktiviteteve shoqërore, tregtare dhe politike.
    Studiuesit thanë se La Hoya është e vetmja zonë Iberike e Epokës së Hekurit shkatërrimi i së cilës mund të ishte shkaktuar nga komunitetet lokale.
    Zbulimet tregojnë se luftëra të mëdha po ndodhnin në spanjë gjat epokës së gurit, shkruan CNN, transmeton Front Online.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Vip28 Qershor 2024
    Bruno Revolt dhe Albërije Hadërgjonaj, dy emra të njohur në skenën muzikore shqiptare, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të...
    Vip28 Qershor 2024
    Çifti i famshëm i Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po bëjnë bujë në rrjetet sociale me dashurinë e...
    Vip28 Qershor 2024
    Santiana Maloku ka qenë shumë aktive në rrjetet e saj sociale në kohën e fundit, duke mahnitur ndjekësit me imazhet e saj...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë...
    Lajme28 Qershor 2024
    Fatmir Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë. Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj...
    Sport28 Qershor 2024
    Real Madridi ka njoftuar se e ka shitur sulmuesin spanjoll, Joselu. Ai sezonin e ri do të luaj në Katar te skuadra...
    Vip28 Qershor 2024
    Bruno Revolt dhe Albërije Hadërgjonaj, dy emra të njohur në skenën muzikore shqiptare, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të...
    Lajme28 Qershor 2024
    Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që t’i mbështet subjektet e majta në Evropë nën emrin “Nouveau Front...
    Lajme28 Qershor 2024
    Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.