Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.
Trepça’89 ishte në epërsi me golin e Shala në minutën e 8’të të takimit, gol ky që doli të ishte vendimtar në fund të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Por, rast fantastik për të barazuar rezultatin e kishte Santos i Arbërisë i cili nga penalltia nuk arriti të shënoi gol, pasi goditja e tij përfundoi jashtë.
Kështu, ky takim u mbyll me rezultatin final në 0:1.