×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Qerimi e Belgjika me fitore historike në botëror

    FrontOnline
    16 Janar 2023

    Më 7 nëntor të vitit 2021, Kosova e Belgjika kishin luajtur baras, 28:28, në Prishtinë, përcjell FrontOnline.

    Saktësisht një vit më parë, më 15 janar 2022, Belgjika kishte fituar me mund, 33:29, ndaj përfaqësueses sonë në kualifikimet për Botëror.

    Tani Belgjika po luan në Kampionatin Botëror dhe të dielën shënoi fitore historike. Është kjo pjesëmarrja e parë e Belgjikës në Botëror.

    Pas humbjes nga Danimarka në ndeshjen e parë, Belgjika të dielën në Malmo e mposhti Tunizinë me rezultat 31:29.

    Hendbollisti nga Kosova, Arbër Qerimi, e udhëhoqi Belgjikën drejt fitores. Ai ishte më efikasi me gjashtë gola. Gjashtë golat i shënoi nga nëntë tentime.

    Të kujtojmë që Arbëri është djali i selektorit të përfaqësueses sonë, Bujar Qerimi.

    Belgjika ka bërë hap të madh drejt kalimit në raundin e dytë. Ndeshjen e fundit në grupin H e luan të martën ndaj Bahrejnit./FrontOnline/

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.