Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka ditë feste sot.
Ajo ka postuar disa fotografi me djalin e saj, Diellin, ku e ka uruar për njëvjetorin e lindjes.
Arbana zgjedhi fjalët më të mira dhe bëri një dedikim emocionues.
“Gëzuar Ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që me risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund te lindë sërish. Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, shkroi Arbana.