Arb Manaj e ka shënuar golin e radhës në ligën e dytë të futbollit në Turqi.
Skuadra ku aktivizohet Manaj, Balikesispori fitoi 0:3 si mysafir i Eskieshirsporit, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, ish-futbollisti i Trepçës ’89 realizoi gol në minutën e 39-të nga penalltia.
Ndryshe, ky është goli i 12-të i Manajt në futbollin turk.
Gjithashtu, ai ka dhuruar edhe tri asistime./FrontOnline/