×
  • Lajme
  • Lajme

    Apelon infektologu: Mos jepni deklarata të pamatura për pandeminë sikurse në qershor

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Infektologu, Izet Sadiku, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova me pandeminë COVID-19.

    Sipas tij, pavarësisht që numri i rasteve pozitive është zvogëluar nuk duhet asesi që skenari i qershorit të përsëritet.

    “Nuk duhet asesi të krijohet bindja sikur që ka qenë në qershor ku ka pasur deklarta të pamatura se ka kaluar pandemia sepse rekomandimet e OBSH dhe CDC janë se duhet të sillemi me kujdes sepse po hyjmë në një periudhë kur rritet rreziku për rritjen e rasteve me COVID19”, ka shkruar ai.
    Duke qenë se tani po i afrohemi vjeshtës dhe dimrit, gjithashtu edhe shkollat po hapen, sipas infektologut Sadiku duhet të kemi kujdes të shtuar pasi që shpejt mund të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

    Sadiku shtoi se barrën për menaxhimin e situatës nuk e ka vetëm shteti, por edhe ne si qytetarë me veprimet që bëjmë çdo ditë.

    Gjithashtu, ai dha edhe disa sugjerime të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë që mos të kemi rritje të personave të infektuar.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka prezantuar punimet që tha se janë bërë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ushtarët turq në kuadër të KFOR-it  kanë patrulluar së fundmi në veri të Kosovës. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ushtarët në...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se i ka lënë gjilanasit deri...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vendosur sot gurthemelin e një çerdheje në Rekë-Vatë të Kaçanikut. Pavarësisht kësaj...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka dalë me rekomandime për atë se si të parandalohet infektimi me virusin e quajtur “MPOX”...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Gjesti kanë diskutuar me njëri-tjetrin në dhomën e cila u bë special vetëm për ta. Ajo i tha Gjestit se...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Një 21-vjeçare është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pak para mesnate në Tiranë. E reja, pasi është pyetur nga policia, ka...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë së Azerbajxhanit. Në një...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Vullneti dhe Rovena kanë ironizuar me Gjestin, pasi ai kaloi një natë i vetëm me Xhenetën. Rovena pyeti me ironi se “a...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.