×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli ende pa vendim për ish-ministren e liruar nga akuza për korrupsion

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Gjykata e Apelit ende nuk ka një vendim për rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerët që ishin liruar nga akuza për korrupsion pavarësisht se në shtator të vitit të kaluar kishte pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj vendimit të Gjykatës Themelores.

    Gjykata e Apelit të Kosovës kishte pranuar lëndën ndaj Hoxhës dhe të tjerëve me ankesën me 4 shtator 2023, ndërkaq me 8 shtator kishte mbajtur seancën ku mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar vërtetimin e vendimit lirues të Themelores, kurse prokuroria dënim ose rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Prandaj qysh nga pranimi i lëndës në Apel më 4 shtator 2023 tashmë dalin se kanë kaluar 380 ditë, ndërkaq 509 ditë prej kur Themelorja kishte marrë vendim për t’i liruar Hoxhën dhe të tjeret nga akuzat që i ngarkonte PSRK.

    Për çka akuzohej Hoxha dhe të tjerët

    Në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison Strategies LLC”.

    Siç thuhet në aktin akuzues, Hoxha më 11 maj 2018 kishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, Demush Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e “Majorelle PR & Events” me të cilin duhej lidhur kontrata.

    Sipas aktakuzës, e njëjta e bëri këtë edhe pse e kishte ditur se sipas ligjit këto nuk ishin në kompetencë të ministrit, me ç’rast ata i kanë mundësuar këtij operatori lidhjen e kontratës në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

    Më pas, në aktakuzë thuhet se më 21 shkurt 2019, Hoxha kishte kërkuar nga UD i Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-së, Kushtrim Cukaj vazhdimin e kontratës së lartcekur në bazë të procedurës së njëjtë, me këtë rast iaa ka mundësuar “Majorelle PR & Events” që të vazhdojë kontratën në vlerë prej 168 mijë euro dhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

    Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Hoxha më 24 prill 2019, kishte kërkuar nga i akuzuari Cukaj që për aktivitetin e lartcekur të nis procedurat e prokurimit, duke përcaktuar procedurat që duhej aplikuar dhe emrin e operatorit ekonomik, “Madison Strategies LLC”, ku më 17 qershor 2019 është lidhur kontrata me këtë kompani në vlerë prej 152 mijë e 232 euro.

    Mustafa akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Divizionit të Prokurimit në MIE, i ishte drejtuar me kërkesë të akuzuarve Cakaj dhe Shasha, me anë të së cilës kishte kërkuar që kërkesat e parashtruara nga Hoxha për miratimin apo vazhdimin e këtyre kontratave të miratoheshin edhe pse i njëjti e dinte se janë në kundërshtim me ligjin.

    Demush Shasha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të MIE-së dhe Kushtrim Cukaj e Nuhi Osmani në cilësinë e UD-ve të kësaj pozite akuzohen nga PSRK-ja, se kishin aprovuar kërkesat e parashtruara nga i akuzuari Mustafa dhe kishin lejuar zbatimin e procedurës së prokurimit edhe pse e dinin se kërkesa e parashtruar ishte në kundërshtim me ligj.

    Prandaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 372 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në këtë parti. Bajqinovci ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Një ndër pesë vetë në Gjermani është i rrezikuar nga varfëria. Sidomos të prekur janë pensionistët, të cilëve nuk u mjaftojnë pensionet....
    Sport21 Shtator 2024
    Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se po refuzon të pagujë një bonus besnikërie te ish-ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili kaloi...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Lajme21 Shtator 2024
    Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.